Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Nuk do të pranojnë një sistem vettingu, të cilin Qeveria do ta përdor kundër kundërshtarëve politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për vettingun në drejtësi, për të cilën thotë se nuk do të pranojnë një sistem vettingu, që si mjet i pushtetit ta kontrollojnë këtë sistem, kundër kundërshtarëve politikë. Abdixhiku thotë se do ta pranojë një sistem vettingu në koordinim të plotë me BE-në dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.  “Kur kemi biseduar me komunitetit ndërkombëtar, gjithmonë kemi thonë mos ta bëjmë Vettingun si Shqipëria. Tani reforma në drejtësi është e domosdoshme. Një përdhunues i një të miture dënohet me 8 muaj burg, dhuna ndaj grave e familjeve shkon e padënuar në pjesën më të madhe, dhe si për mrekulli i kanë si të garantuara pjesën më të madhe të shërbyesve të drejtësisë në favor të tyre në momentin që vijnë në pushtet. Po ashtu ka një përplasje mes BE-së dhe propozimit të Qeverisë Kurti, lidhur me Vettingun, por nuk ka një qëndrim të Shteteve të Bashkuar për këtë çështje, saktësoi, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …