Steve Herman: Është konfirmuar takimi mes kryetarit amerikan, Joe Biden dhe kryetarit turk, Rexhep Tajip Erdogan

Gazetari amerikan, Steve Herman, ka njoftuar se është konfirmuar takimi mes kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe kryetarit të Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan.  Ai ka bërë të ditur se takimi do të mbahet  ditën e diel, më 31 tetor. Në prag të këtij takimi disa medie botërore kanë shkruar se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato, duke aluduar në Partinë Punëtore të Kurdistanit. Para takimit Erdogan u ka  thënë gazetarëve se kishte arritur të punonte mirë me ish-liderët amerikanë, por me Bidenin  jo deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …