Isa Mustafa

Kryeministri, Mustafa ndodhet në vizitë zyrtare në Hungari

Kryeministri, Isa Mustafa sot do të vizitojë Budapestin, me ç’rast do të zhvillojë një takim me homologun e tij hungarez, Viktor Orban. Të dy kryeministrat do të bisedojnë për çështje të marrëdhënieve të ndërsjella, sidomos atyre ekonomike. Duke njoftuar për vizitën në Hungari, kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën. “Qytetarët e Kosovës meritojnë lajme të mira”, ka shkruar kryeministri Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …