Rëndohet gjendja shëndetësore në Shqipëri nga pandemia, 547 të infektuar dhe 7 viktima brenda 24 orëve

Rëndohet gjendja shëndetësore në Shqipëri nga pandemia. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se brenda 24 orëve, janë raportuar 547 qytetar të infektuar nga virusi korona ndërkohë që janë shëruar 409 qytetarë dhe 7 viktima të shkaktuara nga ky virus. Gjysma e të infektuarave janë nga bashkia e Tiranës ndërsa pjesa tjetër nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 184 mijë e 887, nga të cilat janë aktive momentalisht 7 mijë e 692 ndërsa kanë humbur jetën 2 mijë e 916 pacientë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …