Berat Rukiqi

Rukiqi: Të ulet akciza për naftën dhe disa prodhime tjera

Duke komentuar rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve dhe masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka vlerësuar se Qeveria duhet a ulë akcizën për naftën, vajrat, gazin si dhe zbritjen e TVSh-së për disa produkte bazike. “Ka buxhet dhe instrumente fiskale të cilat munden me zbut situatën, por nuk munden me kalua një problem, i cili është problem në nivel global. Jemi në një situatë ku jeta pas pandemisë do të jetë më e shtrenjtë se sa para pandemisë. Mirëpo, disa efekte mund të krijohen ndërkohë nga këto masa, janë kategoritë sociale për të cilat duhet ketë planifikime buxhetore, por nuk zgjidhet problemi vetëm me to. Nuk janë vetëm këto kategori të prekura, janë prodhuesit të cilëve iu ka rritur kostoja e prodhimit. Kështu qeveria duhet shikojë mundësinë që të ketë për shembull intervenime tek akciza për naftën, për vajrat, për gazin. Për konsumatorin, për qytetarin, por edhe për bizneset është më rëndësi që të rishikohet norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSh). Pra, të shikohet mundësia e rishikimit të listës së produkteve që kanë normë të reduktuar të TVSh-së”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …