leoni

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka demantuar një lajm të përhapur nga kryetarja, Vjosa Osmani

Të hënën, nga kryetarja, Vjosa Osmani u raportua se një nga diplomatet rusë të shpallur persona non-grata,  ende është duke qëndruar në Kosovë. Lidhur me këtë ka reaguar Policia e Kosovës, duke thënë se këto informacione janë të pavërteta. Sipas Policisë  bazuar në informacionet zyrtare të evidentuara në sistemin kufitar, të njëjtit me datë 23 tetor 2021 përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës. Policia thekson se të njëjtit, nga data 23 tetor nuk kanë hyrë në Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos,  është person tjetër i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në vendin tonë. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thuhet në fund të kumtesës.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …