Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital që do të aplikohet, në Kadastër

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital që do të aplikohet, në Kadastër. Rama zbulon se nisma e re brenda këtij mandati do të zgjidhë hallet e qytetarëve. Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al është nisma, e cila sipas kryeministrit, Edi Rama, do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrinë e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion në vend.

Postimi i plotë:

Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …