EBU: Ndalohet përdorimi i flamujve mbi baza politike apo religjioze, sikur Flamuri i Kosovës (!)

EBU: Ndalohet përdorimi i flamujve mbi baza politike apo religjioze, sikur Flamuri i Kosovës (!)

Pavarësisht se politikanët shqiptarë janë dashuruar  marrëzisht në BE-së dhe organizatat e  saj, organizatorët e “Eurovisionit” dhe Unioni Evropian i Transmetuesve- EBU, nuk kanë ndryshuar qëndrimin dhe rregulloren në lidhje me përdorimin e flamujve në netët finale të Eurosong-ut, që do të mbahet në Suedi. Sipas rregullores së re, që është publikuar në faqen e internetit të Eurovisionit, përcaktohen rregullat sesi flamujt e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, mund të përdoren sikurse edhe flamujt e shteteve pjesëmarrëse në garën e këngëve të Eurovisionit. Ndërkaq, ndalohet përdorimi i flamujve apo materialeve propaganduese, diskriminuese dhe atyre fyese mbi baza politike apo religjioze, sikur na qenka Flamuri i Kosovës i ngjyrosur me yjet dhe ngjyrat e Evropës. Përse BE-në, Evropën dhe EBU-në i fyen flamuri i Kosovës i stërngjyrosur me ngjyrat e saj.   Në këtë pyetje duhet të përgjigjen tellallët dhe ashikët dhe ashiket  e Evropës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Petri Selimi e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …