leoni

Numri i të infektuarve në botë me virusin korona prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në 250 milionë

Numri i të infektuarve në botë me virusin korona prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në 250 milionë

Numri i të infektuarve me virusin korona  në botë, prej fillimit të pandemisë ka arritur në  250 milionëve, ndërkohë që rritja e rasteve të variantit delta u ngadalësua. Për këtë fakt tregtia dhe turizmi vazhduan të normalizohen, megjithëse disa vende në Evropën Lindore kanë numër rekord të infeksioneve të reja. Gjatë tre muajve të fundit, numri mesatar ditor i personave të infektuar në botë ka rënë me 36 për qind, sipas agjencisë Rojters. Megjithëse përhapja e virusit është ngadalësuar, ai ende infekton 50 milionë njerëz çdo 90 ditë për shkak të një varianti  të virusi delta që është  shumë ngjitës. Ekspertët mjekësorë janë optimistë dhe besojnë se për shumicën e vendeve më e keqja ka mbaruar, falë vaksinave dhe imunitetit natyror, megjithëse moti i ftohtë dhe tubimet e festave mund të shkaktojnë një rritje të numrit të të infektuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …