Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Mënyra se si Prokuroria kërkon të na bëjë gjykimin me dyer të mbyllura, është e turpshme

Sot në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale në Hagë, gjykatësi Çarls Smith ia ka ndërprerë fjalimin Nasim Haradinajt, në kohën kur ai po fliste për luftën në Kosovë. Luftëtari i lirisë, i akuzuar nga Gjykata Speciale, gjatë fjalës së të tij kritikoi Prokurorinë se me seanca të mbyllura që po mban po dëshmon atë që OVL-ja e UÇK-së e ka thënë për të. “Mënyra se si Prokuroria kërkon të bëjë gjykimin me dyer të mbyllura është e turpshme. Unë them se kjo prokurori po e vërteton atë që thoshim unë dhe OVL-ja e UCK-së për ta, unë kam qëndruar gjithmonë për drejtësinë dhe do të qëndroj gjithmonë, unë nuk mbroj asnjë njëri që ka kryer një krim dhe  kushdo që ka kryer krim gjatë regjimit të Millosheviqit duhet të përballet me drejtësinë”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë, gjyqtari  Smithi ia ka ndërprerë fjalën me arsyetimin se po del jashtë kontekstit të procesit gjyqësor, në rastin kur Haradinaj fliste të vërtetën  për historinë dhe luftën e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …