leoni

Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Ka vazhduar seanca gjyqësore në gjykimin kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale, në Hagë

I akuzuari i Gjykatës Speciale, invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, sot në fjalën e tij para trupit gjykues, në Hagë,   fillimisht ka treguar  se në fshatin e  të lindjes në Morinë e Skenderajt, gjatë luftës janë vrarë nga forcat serbe më së shumti njerëz për kokë banori. Ai po ashtu tregoi se gjatë viteve 1998-1999 së bashku me babanë e tij iu ka bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i mbrojtur të drejtat elementare të njeriut, siç janë liria dhe e drejta për një jetë të lirë në vatrat tona. Në luftimet e qershorit të vitit 1999, unë jam plagosur nga forcat serbe, dhe si pasoje e asaj sot jam invalid dhe nuk mund të eci si gjithë njerëzit e tjerë. Ne si popull më i vjetër në Ballkan, nuk e kemi pushtuar Serbinë, por vendi ynë ka qenë i pushtuar nga Serbia, ka thënë mes tjerash, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë …