Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehet i bindur se partia e tij do të shënojë fitoren e radhës, më 14 nëntor

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në hapje të fushatës, është shprehur i bindur se partia e tij do të shënojë fitoren e radhës më 14 nëntor. “Fituam më së shumti komuna e asamblistë në raundin e parë dhe tani një tjetër fitore na pret në raundin e dytë, në 8 komuna ku garojmë. Ai ka thënë se fitorja e PDK-së në këto komuna është lajmi më i mirë për qytetarët për katër vjetët e ardhshëm. “Fitorja e radhës na pret më 14 nëntor, sepse kandidatët më të mirë në Prizren, Vushtrri, Klinë e Malishevë, ashtu si në Drenas, Kaçanik, Dragash e Shtime, janë në numrin 177. Mbështetja e tyre të dielën është lajmi më i mirë për qytetarët e këtyre komunave për katër vjetët e ardhshëm”, ka saktësuar  kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …