leoni

Adelina Berisha, motra e zyrtarit të ndjerë të Doganës, Luan Berisha, ka ndaluar krerët e Qeverisë në qendër të Prishtinës

Laura Berisha, motra e zyrtarit të ndjerë të Doganës, Luan Berisha, ka ndaluar krerët e Qeverisë në qendër të Prishtinës

Motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborr të Doganës,  në prill të këtij viti, ka ndaluar në qendër të kryeqytetit  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti  dhe ministrave të tij, derisa ata po ecnin në sheshin e Prishtinës, më përkrahje të kandidatit të tyre për kryeqytet.

Zonja, Laura Berisha ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti. Para kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, kryekuvendarit Glauk Konjufca, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kandidatit të VV’së, për Prishtinën, Arben Vitia, e zyrtarëve tjerë të partisë që gjendeshin aty, ajo ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e këtij rasti, që ajo e quajti vrasje. Adelina u ankua se ministri Sveçla nuk e ka pritur në takim, as nuk i ka kthyer përgjigje, megjithëse ka kërkuar disa herë. “Po ju pyes juve dhe zotëri Sveçlën, vëllai im, Luan Berisha zyrtar i lartë në Doganë u vra në oborr të Doganës më 17 prill dhe nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash. Kemi kërkuar takim, na keni injoruar dhe nuk kemi asgjë deri tash, dhe desha të ju pyes, a jeni duke e luftuar krimin siç na keni premtuar apo jo”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …