Brickos

Veriu i Mitrovicës

Gjendje e rëndë për shqiptarët në veri të Mitrovicës

Tri vjet pas arritjes së Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjendja në veri të vendit nuk ka ndryshuar asnjë nuancë për shqiptarët. Ata nuk mund t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre në lagjet në veri të Mitrovicës, aq më tepër të kthehen atje, madje edhe lëvizja e tyre mbetet e kufizuar si pasojë e rrezikut që paraqesin bandat e organizuara serbe në veri të qytetit. Edhe barrikada e ashtuquajtur ‘Parku i Paqes’ nuk është hequr, pavarësisht se për të ishte arritur një marrëveshje në Bruksel. Komuna veriore e Mitrovicës, e drejtuar nga Goran Rakiq, në mënyrë të organizuar po pengon çdo aktivitet për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve në veri. Formimi i një këshilli ndërministror, në të cilën ka përfaqësues serbë e shqiptarë, duket të jetë vetëm një mashtrim sa për t’i zbutur gjakrat e shqiptarëve të revoltuar nga shkelja e të drejtave të tyre. Derisa shqiptarët nuk lejohen t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, prej të cilave janë dëbuar në vitin 2000, Beogradi po ndërton vazhdimisht banesa shumëkatëshe me qëllim të ndryshimit përfundimtar të strukturës etnike të lagjeve veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …