Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e kësaj partie për kryetar komune më 14 nëntor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e kësaj partie për kryetar komune më 14 nëntor. “Më 14 nëntor, na duhet mbështetja e juaj, e tillë si në raundin e parë – kur tejkaluat barrierat partiake dhe votuat kandidatët e PDK-së, për ta fituar qeverisjen e mirë në Prizren, Vushtrri, Malishevë e Klinë, ashtu si në Drenas, Kaçanik, Shtime e Dragash, me kryetarë që punojnë ndershmërisht dhe për të gjithë”. “Prandaj, le të bëhemi bashkë të dielën për fitoren e radhës, në numrin 177, për të qeverisur në katër vjetët e ardhshme, bashkë për Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …