Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: 2 Maji i Vitit 2001 dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Më 2 Maj të Vitit 2001, në  Sllupçan, Brigada 113 “Ismet Jashari – Komandant Kumanova” shpalli Karadakun zonë të lirë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Prandaj kjo datë është datë historike. 2 Maji i Vitit 2001 është Viti i Madh i popullit shqiptar në IRJM. 2 Maji është viti që mbështet fuqishëm për muri klasën politike shqiptare në IRJM dhe kërkon prej saj përgjegjësi politike për të bërat dhe të pabërat. Karriget e zbrazëta janë kambanë për të gjithë ata politikanë që kërkojnë votën shqiptare.

 2 Maji i Vitit 2001 është Viti i Madh i popullit shqiptar në IRJM. 2 Maji është viti që mbështet fuqishëm për muri klasën politike shqiptare në IRJM dhe kërkon prej saj përgjegjësi politike për veprimet e saja të papërgjegjshme dhe të pabërat. 2 Maji kërkon llogari prej atyre që u thirrën në emër të luftës, në emër të idealit, në emër të flamurit, në emër të UÇK-së dhe përfituan poste dhe pasuri duke ia kthyer shpinën popullit të përvuajtur. 2 Maji nuk është tender për ta ngopur barkun e tyre të pangopur maskarenjtë, por 2 Maji është festë kombëtare, fitore dhe krenari për shqiptarët, për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe për të gjithë veprimtarët e saj. 2 Maji është përpjekje e disa gjeneratave në luftë për liri kombëtare, dhe si i tillë ai ishte dhe mbeti therë në sy për pushtetin, i cili që nga themelimi i IRJM e deri më sot projektoi dhe zbatoi vetëm projekte antishqiptare. 2 Maji është Viti i Nderit, Dinjitetit dhe Identitetit kombëtar në këto troje.  2 Maji është lufta e lavdishme e luftëtarëve të lirisë nga të gjitha trojet shqiptare në flamurin kuq e zi dhe shkabën dykrenore në ballë. 2 Maji është krenaria e kombit shqiptar, është dielli që ndriçonte në momentet më të vështira të jetës shqiptare, nën thundrën e hekurt apo nën granatimin e vazhdueshëm të shtetit IRJM mbi shqiptarët.  Sulme të pandërprera policore dhe ushtarake, 72 Ditë granatime mbi më se 20.000 civilë shqiptarë, vrasje, dhjetëra e dhjetëra civilë. Kjo barbari jo vetëm që do të mbahet mend në historinë  e njerëzimit si terror shtetëror, por edhe IRJM e akuzon për gjenocid mbi shqiptarët. 2 Maji është gjaku i derdhur për liri, dhe aty ku bien pikat e gjakut nën hijen e flamurit kombëtar (politikanët duhet ta dinë) bëhet fjalë për dëshmorë të kombit.  2 maji është përgjegjësi për të gjithë politikanët shqiptarë, të cilët që nga viti 2001 e deri më sot janë ulur në institucionet e IRJM në emër të votës shqiptare, në emër të popullit shqiptar, në emër të lirisë dhe idealit të tyre.

Të gjithë, ata të cilët nuk janë përkulë dhe nuk përkulen para dëshmorëve të kombit nuk përkojnë me realitetin dhe me kërkesat e ligjshme të popullit shqiptar dhe nuk e meritojnë votën shqiptare. Të gjithë ata që falsifikojnë historinë dhe anashkalojnë 2 Majin duke na dhënë leksione historie nuk kanë të bëjnë me realitetin politik dhe historik të shqiptarëve. Të gjithë që ata që bënë përpjekje për ta zëvendësuar këtë datë me një datë tjetër bëjnë një gabim historik, të pafalshëm sepse 2 Maji i Vitit 2001 është datë historike e popullit shqiptar. Mbi një datë historike nuk mund të vihet një datë tjetër sepse është gabim i pafalshëm, ata që i ngatërrojnë datat dhe ngjarjet historike shkelin mbi gjakun e dëshmorëve. 2 Maji nuk është tender që profiterët të përfitojnë, por është datë e ngulitur në kujtesën  e kombit për atdhedashuri dhe sakrificë. 2 Maji i Vitit 2001 është njësoj sikurse datat tjera të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Ai është ëndrra, gëzimi, dëshpërimi, ideali, dhembja, plaga, vuajtjet e shekullit të këtyre trojeve. Për të gjitha ndëshkimet e pas Vitit 2001, arrestimet, burgosjet , vrasjet  e ish- ushtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të kombit 2 Maji kërkon përgjegjësi politike. 2 Maji i Vitit 2001 nuk falet, nuk dhurohet, nuk këmbehet me pasuri apo me poste politike, ai jeton në zemrat e shqiptarëve, dhe në momentet më kritike ringjallet. 2 Majin nuk  e japin luftëtarët e lirisë, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, shqiptarët që në momentet më të vështira ishin dhe mbeten me idealin e lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …