KQZ

Sot në ora 7.00 ka filluar procesi i votimit në 21 komuna

Sot në ora 7.00, ka filluar procesi i votimit në 21 komuna. Gjatë ditës së sotme, qytetarët do të ju drejtohen qendrave të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e kryetarët të komunës. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje garonë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë. Lidhja Demokratike e Kosovës në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik. Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit do të mbahet në 66 për qind të vendvotimeve apo në 1 mijë e 638 nga 2 mijë 477. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1 milion e 260 mijë e 571.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …