Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar. Në raundin e dytë të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë. Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638.

Lëvizja Vetëvendosje ka garuar në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka garuar në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dragash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës  ka garuar në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka garuar në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

NISMA Socialdemokrate ka garuar vetëm në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …