Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është sulmuar nga disa banorë

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është sulmuar nga disa banorë. Duke folur për mediet lidhur me këtë rast, Qëndron Kastrati ka deklaruar  se është sulmuar nga Bujar dhe Besim Fera të cilët sipas tij kishin krijuar një postbllok,  në fshatin Karaçevë e Poshtme.

Është e  vërtetë është, jam zënë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arritur t’ i identifikojë Besim Ferën, Bujar Ferën  dhe Bekim Kekën. Jam i brengosur në raport me organet e rendit. Me kohë e  kemi denoncuar lajmin, por pastaj ka  ndodhur edhe një sulm tjetër pas një ore”, ka deklaruar Qëndron Kastrati në një prononcim për KALLXO.com. Policia konfirmon se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë, dhe shtojnë se janë duke e hetuar rastin. Mirëpo Bujar Fera, imami i xhamisë së fshatit deklaron se  nuk kemi qenë të përfshirë, ne i kemi dhënë deklaratat e tona në institucionet e sigurisë edhe nuk kemi qenë të përfshirë direkt, mirëpo kjo është lojë dhe linçim i Qëndron Kastratit që ma ka bërë mua gjatë tërë fushatës, sepse Qendron Kastrati me vendimin e tij politik dhe abitrar m`i ka lanë dy fëmijë  pa shkollim që dy vite. Shpresoj që sonte që të marrë fund dinastia e tij e dhunshme politike për qytetarët e Kamenicës.  Policia e Rajonit të Gjilanit është  duke e hetuar rastin.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …