Mjeku, Rifat Latifi, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës

Mjeku, Rifat Latifi, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës

Mjeku, Rifat Latifi, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Emërimi i tij në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së Arben Vitisë. Rifat Latifi më herët ka qenë edhe këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ka mbaruar studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Ai është mjek dhe profesor i njohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër në Amerikë, si Texas, Filadelfia, Nju York. Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë për shtetin e Arizonës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …