RTK

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rreth 100 punonjës në RTK marrin të ardhura më shumë se paga e një ministri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se rreth 100 punonjës në Radio Televizionin e Kosovës marrin paga më shumë se paga e një ministri. Murati gjatë shqyrtimit të Projektligjit për vitin 2022 është shprehur se, ka një shkurtim të buxhetit për RTK-në. “Te RTK është e vërtet që ka një shkurtim të buxhetit dhe këtë nuk e kemi bërë duke mos e marr parasysh gjendjen, por besoj se edhe ju si Komision, ndoshta edhe e dini që në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e një ministri”, tha Murati. Po ashtu, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2022. Murati gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit ka thënë se përveç rritjes së buxhetit për disa dikastere, është paraparë vazhdimi i Programit të Ringjalljes Ekonomike përkundër faktit që deri diku ekonomia është rikoperuar. Opozita ka pasur kritika për Projektbuxhetin, duke saktësuar se  nuk është projekt zhvillimor.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …