Çedomir Jovanoviq

Mediet në Serbi: Persona ende të panjohur kanë dëmtuar makinën e politikanit liberal serb, Çedomir Jovanoviq

Mediet në Serbi bëjnë  të ditur se nga persona ende të panjohur në  parkingun e aeroportit “Nikolla Teslla” në Beograd është dëmtuar makina e politikanit liberal serb, Çedomir Jovanoviq. Ai e kishte parkuar makinën përpara aeroportit derisa ishte duke e pritur djalin e tij të vinte nga Britania e Madhe, për të marrë pjesë në një kremte familjare. Portali  “mondo.rs”, shkruan se  ky grup i të rinjve e kishin fyer Jovanovicin me fjalët “e ke shitur Serbinë”, Këta të rinj ishin kujdesur që të mos identifikohen dhe kishin larguar edhe tabelat e makinës së tyre. Një hetim ka filluar dhe të gjitha kamerat po analizohen, për të zbuluar vandalët me ideologji çetnike  e milosheviqiane.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …