Deputeti, Bekë Berisha i kërkon kryekuvendarit Konjufca, që të largojë produktet serbe nga bufeja e Kuvendit

Deputeti, Bekë Berisha i kërkon kryekuvendarit Konjufca, që të largojë produktet serbe nga bufeja e Kuvendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,   Bekë Berisha,  i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit,  Glauk Konjufca që  të largojë produktet serbe,  të cilat shërbehen në bufenë e Kuvendit. Në seancën e sotme  ai ia vendosi kryekuvendarit një  shishe me një pije, prodhim të Serbisë. Një prodhim të  tillë ia  vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit, Albin Kurti. Deputeti, Bekë Berisha kërkoi  nga krerët e Qeverisë që të mos lejojnë  të shërbehen me  prodhime serbe, nga ajo që kishte qenë kauzë e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatave zgjedhore.  “Në bufe të kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Konjufca që të mos lejojë të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe dhe këmbëngulës për bashkimin e trojeve shqiptare”, ka saktësuar deputeti, Bekë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …