Rumen Radev: Gadishulli i Krimesë është pjesë historike e Rusisë dhe aktualisht nën Rusi

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me deklaratat e fundit të presidentit bullgar, Rumen Radev, i cili e ka cilësuar Krimenë si pjesë historike të Rusisë. Gadishulli ukrainas i Krimesë u aneksua nga Moska më 2014. Radev, 58 vjeç, i bëri komentet gjatë një debati televiziv me kundër- kandidatin e tij, Anastas Gerxhikov, para rundit të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 21 nëntor, të cilat edhe  i fitoi. Radev tha se Bullgaria duhet të mbajë raporte pragmatike me Moskën dhe nuk duhet ta shohë Rusinë si armike, për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore. Gjatë debatit ai u pyet nga Gerdijkov nëse pendohet për kritikat që i ka bërë ndaj sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe Radev u përgjigj që Krimeja është ruse dhe çfarë mund të jetë tjetër. Në vitet 50-të shekullit 20-të me vendimin e Sovjetit suprem të Bashkimit të Republikave Sovjetike, ku gadishull iu dha për qeverisje Ukrainës me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …