Brickos

Mediet serbe reagojnë ndaj vendimit të UEFA-s

Mediet serbe reagojnë ndaj vendimit të UEFA-s

Gjatë zhvillimit të punimeve në Kongresin e UEFA-s, kreu i Federatës serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiq ka reaguar ashpër ndaj pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Ai ka thënë se politika është përzier në sport, duke tërhequr vërejtjen se “pranimi i Kosovës është hapje e Kutisë së Pandorës”. “Jam kundër një federate që nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA. Duhet t’i themi jo politikës, jo ndasive, pasi politika është përzier në sport”, ka thënë Karaxhiq. Ndërkohë, mediet serbe kanë komentuar negativisht pranimin e Kosovës në futbollin evropian. Një nga gazetat më të mëdha serbe ‘Blic’, e ka vcilësuar pranimin e Kosovës me fjalën ‘turp’. Ky medium ka thënë se pranimi I Kosovës si anëtare e 55-të e UEFA-së, është bërë në kundërshtimin me statutin e kësaj organizate, duke përmendur votimin e fshehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …