leoni

Thaçi, Mustafa dhe Veseli urojnë Kosovën për anëtarësimin në UEFA

Thaçi, Mustafa dhe Veseli urojnë Kosovën për anëtarësimin në UEFA

Kryetari, Hashim Thaçi përmes një postimi të afishuar në profilin e tij në Facebook, e ka quajtur pranimin e Kosovës në UEFA si lajmin më të mirë. “Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër”, thuhet në urimin e kryetarit, Hashim Thaçi.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka përgëzuar Kosovën për anëtarësim në UEFA. Ai ka vlerësuar se vendi ynë po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme. “Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik. Futbolli i Kosovës nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme. Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë!”, ka shkruar Mustafa në faqen e vet zyrtare në “Facebook”, thuhet në urimin e kryeministrit, Isa Mustafa.

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka uruar të gjithë shqiptarët për pranimin e Kosovës në UEFA. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka thënë se sot i erdhi fundi izolimit të futbollit. “Dita e shumëpritur e daljes së futbollit tonë nga izolimi i padrejtë dhe i tejzgjatur, më në fund erdhi. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe për Kosovën! Tanimë jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe futbollistët tanë mund të shpalosin talentin e tyre nëpër stadiumet më prestigjioze ndërkombëtare”, thuhet në shkrimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri

Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …