Edhe Shqipëria e Kosova do të duhej të kishin shpallur nga një ditë zie për tragjedinë që u ndodhi vëllezërve tanë në Maqedoni

Edhe Shqipëria e Kosova do të duhej të kishin shpallur nga një ditë zie për tragjedinë që u ndodhi vëllezërve tanë në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 udhëtarë, qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët po ktheheshin nga Stambolli ku kishin qëndruar disa ditë.

Kjo zi ka përmasa edhe të zisë kombëtare, e cila ndihet njësoj te të gjithë shqiptarët, pavarësisht se jetojmë në pesë shtete të Ballkanit. Ditët e zisë dhe të pikëllimit kombëtar nuk njohin kufij, aq më pak këta kufij të dhunshëm  midis shqiptarëve, që i ka vendosur Evropa e Rusia 110 vjet më parë.

Natyrisht se këtë mbase nuk e lejojnë protokollet shtetërore, por dhembja e fati tragjik kurdoherë kanë qenë e do të jenë më të forta se protokollet, apo kryetarë që venë e vinë.

Shqiptarët kudo ku jetojnë në Ballkan, në raste të tilla të  zisë duhet të solidarizohen si komb, pavarësisht shteteve ku jetojnë, sepse populli, kombi, vëllazëria, gjaku gjuha, historia. kultura janë të njëjta kudo në shtetet ku jetojnë shqiptarët, në trojet e tyre historike. (Radio Kosova e Lirë)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …