Ministri i Jashtëm austriak, Mihael Linhart, kërkon anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm austriak, Mihael Linhart, kërkon anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm austriak, Mihael Linhart ka deklaruar se ashtu si Gjermania edhe  Austria është njëri nga avokatët e mëdhenj për një integrim të hershëm në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.  “Ballkani Perëndimor është pjesa më e rëndësishme  për një Evropë të përbashkët, dhe më të sigurt dhe ekonomikisht. Linhart,  i cili po viziton Parisin, ka biseduar me shefin e diplomacisë franceze, Jean-Yves le Drian. Franca është një nga ato vende të BE-së që kanë rezervat e tyre kur është fjala për pranimin e anëtarëve të rinj. Në një deklaratë për APA, Linhart tha se pa Ballkanin Perëndimor, e gjithë pamja nuk do të ishte e plotë. “Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përmbushur detyrimet e tyre dhe janë tregu se janë e ardhmja jonë. Prandaj, për Austrinë, hapi tjetër logjik është fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shtuar z. Linhart.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …