leoni

Kryetari Haliti priti në takim KFOR-in amerikan në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togerja Jillian Stein dhe rreshteri i klasit të parë Laurance McGraw.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit ushtarak pos që kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, ata kanë shfrytëzuar rastin për ta uruar kryetarin Haliti për rizgjedhjen e tij.

Ndërkaq, kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë ekip edhe në katër vitet e ardhshme, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …