Gabriel Escobar

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Shqipërinë më 9 dhjetor

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor  Gabriel Escobar pritet të vizitojë Shqipërinë rreth datës 9 dhjetor. Nga sa mësohet ai ka në axhendë takime me krerët e partive politike në vend. Nuk dihet nëse në fokus do të jetë situata politike në vend e veçanërisht në Partinë Demokratike, duke qenë se vizita përkon vetëm dy ditë para zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha që do të pasohet më pas nga ai i kreut të PD Lulzim Basha. Pas shpalljes non grata, SHBA është distancuar nga Sali Berisha. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në vendin tonë ka deklaruar se në rast se ai vjen në krye të PD, Amerika do i shkëpusë marrëdhëniet me këtë parti.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …