Atdhe Hykolli

Sindikatat reaguan pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili ka paralajmëruar ndryshime në udhëheqjet e tyre

Sindikatat e vendit kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili  ka lënë të nënkuptohet se qytetarët kanë nevojë të kenë përfaqësues të tjerë në krye të sindikatave, duke aluduar në ndërrimin e tyre.  Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka deklaruar se zgjedhja e kryetarëve të sindikatave është punë vullnetare. “E drejta për t’u anëtarësuar në sindikatë është vullnetare, më pastaj edhe zgjedhja e udhëheqësve është vullnetare. Zgjedhjet nëpër federata bëhen në mënyrë demokratike, ne si sindikata nuk i ndërhyjmë askujt. Ne prapë kërkojmë që t’i lëmë anash këto muhabete, duhet të ulemi dhe të bisedojmë për punët që na preson,” ka thënë Hykolli.

Kontrolloni gjithashtu

Britania kërkon njohje të plotë të Kosovës në OKB

Mbretëria e Bashkuar u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende …