Vetëvendosje

VV: I padrejtë kushti i vënë nga Komisioni Evropian

Vetëvendosje ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për rekomandimin për liberalizimin e vizave, por ka thënë se privimi i deritashëm i qytetarëve të Kosovës nga zona Shengen ka qenë i padrejtë. Vetëvendosje, gjithashtu, ka vlerësuar se kushti i Komisionit Evropian që Kosova të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin është i padrejtë. “Ne e përshëndesim rekomandimin për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës. Mirëpo, ne duhet të këmbëngulim që trajtimi i vendeve të ndryshme të Ballkanit të bëhet i njëjtë për të gjithë, dhe jo të përdoren kute të ndryshme varësisht nga ndikimi e interesat.  Kërkesa që Republikës së Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi para se çështja e liberalizimit të shkojë tek Parlamenti Evropian, është e padrejtë, kur merret parasysh sa e dëmshme është marrëveshja aktuale me Malin e Zi. Një kërkesë të tillë nuk e ka pasur Mali i Zi kur i janë hequr vizat qytetarëve të atij vendi e as vendet tjera”, thuhet midis të tjerash në kumtesën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …