leoni

Ndizen dritat e fund vitit në Ferizaj

Në sheshin e qytetit “Adem Jashari” në Ferizajt, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i shoqëruar nga drejtorë komunal, bëri ndezjen e dritave në Bredhin e Vitit të Ri dhe gjithë sheshin e qytetit.

Me këtë rast Kryetari Aliu, është shprehur se viti që vjen qoftë më i mbarë për të gjithë.

“Festat e fundvitit po afrojnë. Përplot gëzim, të gjithë i presim. E sonte, bashkë me ferizajasit e vegjël, nën tingujt e muzikës së krijuar nga vet ata, marshin festiv plot entuziazëm e gëzim, lumturi e momente magjike që veç fëmijët dinë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur, me shije, që Ferizajt i dhanë kurorën e shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të moteve.

Sa më i mbarë qoftë viti që po vjen, shpresëdhënës e i begatë për të gjithë ju bashkëqytetarë!

Le të na gjejnë festat e fundvitit, shëndetplotë me gjithë familjen e me dashuri dhe respekt mes njëri-tjetrit”, ka përfunduar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …