Josep Borrell

Zeqir Bekolli: Borrell këmbngulë në shkatërrimin e Kosovës

Zëvendësi i presidentit të Komisionit Evropian, Josip Borell Fonteres, ka nisur betejën për de stabilizimin e Ballkanit, duke i fryer zjarrit për ndonjë konflikt të ri, apo më mirë të thuhet për shkatërrimin e Republikës së Kosovës. Deklarata e tij e sotme pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zemërimi i shfaqur në takim, janë sinjal i mjaftueshëm për Kosovën se nga ky njeri po dalin shkëndijat luftënxitëse dhe shkatërruese për vendin tonë. Në vend që të angazhohet për ndërtimin e paqes dhe të demokracisë në Kosovë, Borell del hapur përkrah Serbisë e cila shkaktoi aq shumë gjakderdhje dhe gjenocid mbi popujt e ish- Jugosllavisë, përfshirë këtu edhe Kosovën. Nga paraqitja e tij para mediave u la të kuptohet se ky “misionar” i lartë i BE-së, në vete fsheh një urrejtje, që zanafillën mund ta ketë nga shteti nga vjen që nuk e njeh Kosovën, por edhe mbi bazën fetare edhe pse nuk guxon këtë ta thotë publikisht. Edhe naivët e dinë se Bosnja e Hercegovina u copëtua pikërisht për shkaqe fetare, kurse me krijimin e shtetit artificial të Republikës Serbe dhe synimeve të Dodikut për shkëputje, flaka e zjarrit po i kthehet Ballkanit. Një gjë të tillë Borrell po e dëshiron edhe në Kosovë, për ta krijuar një Republikë Serbe, që do ta qonte Kosovën drejt luftës dhe shkatërrimit definitiv. Është detyrë thelbësore e institucioneve të Kosovës dhe e subjekteve politike pozitë dhe opozitë që të bëhen bashkë për mbrojtjen e Republikës së Kosovës sa nuk është bërë vonë. Nëse nuk ndërmerren hapat e tillë, Kosova praktikisht po shkon drejt shkatërrimit, kurse këtij vendi do t’i ndodhë tradhtia më e madhe, pas asaj kur mbeti nën ish-Jugosllavi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …