Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e sotëm për rekomandim të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën. Ai këtë vendim e ka quajtur të gëzueshëm, i cili tha se vjen fill pas pranimit të Kosovës në UEFA. “Fill pas UEFA-s tjetër lajm i gëzueshëm për Kosovën rekomandimi i Komisionit për heqjen e vizave. Më në fund BE-ja po çlirohet nga një turp”, ka shkruar Edi Rama. Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Lista Serbe konteston në Kushtetuese procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit
Lista Serbe ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar procedurën e zgjedhjes së …