Kuvendi i Kosoves

Kuvendi do të mbajë seancë solemne në lidhje me rekomandimin për liberalizimin e vizave

Kuvendi i Kosovës  pritet që nesër të mbajë një seancë solemne në lidhje me rekomandimin që Komisioni Evropian ka dhënë për liberalizimin e vizave. Në këtë seancë do të jetë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politike të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. AAK dhe Nisma, të cilat kanë vendosur për bojkotimin e Kuvendit, kanë paralajmëruar se kësaj radhe do të jenë të pranishme në seancë.  Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të marrin pjesë në këtë seancë.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e …