Gazi kuvend

A. Krasniqi: Dështimi më i madh dhe më i turpshëm i Kuvendit të Kosovës, gjatë 20 viteve mbetet hedhja e gazit lotsjellës

Analisti politik, Alban Krasniqi ka vlerësuar se dështimi më i madh dhe më i turpshëm i Kuvendit të Kosovës mbetet hedhja e gazit lotsjellës në këtë institucion për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kundërshtimi i kësaj çështje u përdor për inate të brendshme politike dhe ndërtimin e kauzave për të ardhur në pushtet. Krasniqi, i cili për kohë të gjatë ka monitoruar punën e kuvendit, ka bërë me dije se deputetët e asaj kohe nuk u treguan aspak të përgjegjshëm ndaj interesit të qytetarëve për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian. Kështu nuk është vetëm për nga forma e kundërshtimit, por edhe i mënyrës se si u përdorë demarkacioni për inate të brendshme e ndërtim të kauzave për të ardhur në pushtet. Deputetë – shumë prej tyre me shtetësi të dyfishtë – nuk u treguan aspak të përgjegjshëm ndaj interesit të qytetarëve për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian. Urojmë që në vitet që do të vijnë, Kuvendi të shërbej si arenë e dialogut të brendshëm dhe e përpjekjeve për t’i dhënë drejtim të mbarë këtij vendi e qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do ta voton as ndonjë kandidat tjetër të VV për kryetar të Kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti politik që ai …