Ramush Haradinaj

Mungesa e energjisë elektrike në vend, po e kthen gjendjen sikurse pasluftës ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot në Kuvend  se mungesa e energjisë elektrike në vend, po e kthen gjendjen sikurse pasluftës. Ai gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria Kurti përgjigje lidhur me atë siç e ka quajtur refuzime të projekteve energjetike. . Tani po hyjmë në një krizë energjetike. Po dua ta pyes kryeministrin se çfarë strategjie ka që të mos na përsëriten dimrat në vazhdimësi”, ka thënë Haradinaj. “Refuzimi i ndërtimit ‘Kosova e Re’, në investim amerikan mbi 1.2 miliardë dollarë. Qeveria Kurti e la Kosovën pa 460 MegaWatt të çmimit prej 86 euro, të teknologjisë së re, pra të pastër. Po ashtu, Qeveria Kurti i tha jo projektit të gazsjellësit prej 200 milionë euro, na la pa projekt. Për interes të kujt është janë këto refuzime. Haradinaj ka kërkuar që të prodhohet më shumë energji elektrike se sa të blihet.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …