Deputeti, Ardian Kastrati, kritikon Qeverinë për mos reagimin kundër deklaratave të serbit, Vulin, lidhur me Masakrën e Reçakut

Deputeti, Ardian Kastrati, kritikon Qeverinë për mos reagimin kundër deklaratave të serbit, Vulin, lidhur me Masakrën e Reçakut

Deputeti i Partisë  Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati   ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mos reagimin ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili tha se  Reçaku është ngjarje fiktive. Jo që nuk pritet nga ai diçka  e tillë, por është e çuditshme që nuk pati reagim nga kjo Qeveri. Reagoi Amerika, reagoi Bashkimi Evropian. Çfarë reagimesh pati nga Kosova në raport me këtë deklaratë? Është e turpshme që ne të dalim me një reagim kaq të dobët, nuk po flas si Qeveri, po si Kosovë dhe shoqëri…”, tha deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës.  Kryeministri Kurti, që ishte i pranishëm në seancën plenare, por e ka shpërfillur deklaratën e  deputetit Kastrati. Kabineti i tij nuk i është përgjigjur as pyetjeve lidhur me këtë çështje që Radio Evropa e Lirë i ka dërguar të premten, më 10 dhjetor. Kryekuvendari,  Glauk Konjufca tha me prepotencë s se shteti i Kosovës reagon përmes proceseve gjyqësore ndaj njerëzve që mohojnë masakra të tilla. Ai madje e  quajti edhe degradim të  dinjitetit e të vuajtjeve dhe sakrificës popullit të Kosovës”, pyetjen e deputetit Ardian Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …