Zgjedhjet vendore në Shqipëri u përmbyllën pa incidente të mëdha sikur ishte paralajmëruar

Mediet serbe njoftojnë se kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të qëndrojë për një vizitë dyditore, në Shqipëri

Mediet serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të realizoj një vizitë dyditore në Shqipëri. Ai do të ketë një darkë punë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë së cilës do të bisedojnë për nismpn “Open Ballkan”. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” njofton se të tre zyrtarët shtetërorë Rama,Vuçiq e Zaev do të takohen edhe përfaqësues të Këshillit të Atlantikut në Pallatin e Brigadave në Tiranë të martën ku do të diskutojnë Planin Strategjik për Open Balkan 2022. Gjithashtu, është planifikuar nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen reciproke të subjekteve afariste të miratuara për siguri (AEOS), si dhe Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Njohjen Reciproke të Subjekteve të Autorizuara të Biznesit (AEOS).

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …