OAK

OAK kërkon nga Qeveria mbrojtjen e bizneseve dhe punëtorëve

Përmes një shkrese drejtuar KEDS-t, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Ministrave përkatës, Oda e Afarizmit të Kosovës shprehu shqetësimin e lartë të bizneseve lidhur me problemet që po hasin si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, me të cilat po ballafaqohen periudhën e fundit. Si rezultat i gjendjes aktuale, bizneset përveç që po ballafaqohen me ndërprerje të energjisë elektrike, në shumicën e rasteve në momentin kur nuk ka ndërprerje, atëherë nuk punon sistemi tre fazor, e që i njëjti pamundëson punën e makinerive. Në shkresën drejtuar përfaqësuesve të Institucioneve vendore OAK informoi që një ditë më parë vizitoi biznese të veprimtarive të ndryshme siç janë ato prodhuese, tregtare e shërbyese dhe të gjitha unanimisht theksuan që sistemi tre fazor aktualisht nuk po funksionon. Mos funksionimi i rregullt i sistemit tre fazor, ka ndikuar që bizneseve të u pamundësohet kryerja e punëve, pasi që makineritë që ato përdorin kërkojnë energji stabile. OAK kërkoi nga Institucionet vendore që të evitohen me urgjencë ndalesat e sistemit tre fazore dhe reduktime minimale me paralajmërime javore për kufizimet e mundshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …