Ramush Haradinaj: Mbështetja e mocionit i propozuar nga AAK është rruga e vetme për dalje nga kjo situatë

Ramush Haradinaj: A ia kemi pasur borxh Albin Kurtit të qëndrojmë në terr, duke mos i pranuar investimet me mbi 1 miliard dollarë?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për  ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe gazin amerikan, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kundërshtuar çdo mundësi që e ka pasur Kosova për të ardhur te një investim i ri. Haradinaj ka thënë se kriza ekonomike ishte e paralajmëruar dhe pyetja shtrohet se “ku i kanë pasur mendët këta”. Kurti po çon miliona çdo ditë në Serbi duke blerë energjinë elektrike, ndërsa me Kosovën e Re, Kosova do të ishte faktor në rajon. “Këta njerëz e kanë pamundësuar gjendjen e fondeve për Kosovën e Re dhe qëllimi ka qenë të mbesim pa energji. Kurti nuk ka pasur vetëdije kur e ka kundërshtuar ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, pasi thoshte se dëshiron ta na shes energjinë me 86 euro megavatin, e tash blen me mbi 625 euro, paratë po shkojnë në Serbi. A ia kemi pas borxh Kurtit me qëndruar në terr dhe mos ta pranojë investimet mbi 1 milard dollarë. Kjo qeveri tash i ka thënë jo edhe gazit amerikan, i cili është kundër gazit rus, i cili sjelli krizën energjetike, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …