Nisin rekrutimet për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Nisin rekrutimet për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Në Shqipëri kanë  filluar rekrutimet për ushtarë, detarë në Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi çeljen e këtij procesi, duke theksuar se, “ofrohen kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë”. Ministri Peleshi ftoi të gjithë të rinjtë e interesuar të shohin kriteret e pranimit. Ministria e Mbrojtjes kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës. Pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundërligjshme apo kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …