Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Qeveria ka për qëllim të legalizojë ndërprerjen e rrymës për qytetarët, me vendimin për të shpallur krizë në furnizim

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në Kuvendin e Kosovës  ka thënë se Qeveria ka për qëllim të legalizojë ndërprerjen e rrymës për qytetarët me vendimin për të shpallur krizë në furnizimin me energjinë. “Nga ajo që e pashë, nga vendimi që e keni sjellë, krejt çka po kërkoni është që ta legalizoni shkëputjen e rrymës për qytetarët e Kosovës”, tha Krasniqi në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se PDK-ja ka kërkuar tash e dy javë që Qeveria të sjellë një vendim të tillë, ndërsa sipas tij tashmë është vonë. “Më shumë se dy javë i ka që si Parti Demokratike e Kosovës ju kemi kërkuar që të vini me një vendim për shpalljen e gjendjes emergjente”, tha kryetari i PDK-së. “Ministrja duhet ta mësojë  kryeministrin, sepse ai s’ka faj që s’i di të gjitha, sepse ju ndoshta mendoni që i di të gjitha, por nuk i di, andaj duhet t i tregoni që ka mundur të ketë kontraktim të mëhershëm, për t i marrë kontratat kur kanë qenë çmimet dy herë më të shtrenjta, e jo gjashtë herë e shtatë herë siç po paguajmë sot, saktësoi, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …