Vazhdon të mbretëroj gjendje e tensionuar afër kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës

Vazhdon të mbretëroj gjendje e tensionuar afër kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden do të bisedon gjatë ditës së sotme me presidentin e Ukrainës Vladimir Zelenski për situatën që po mbretëron që një kohë të gjatë mes të dyja vendeve. Kohë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin me qëllim të uljes së tensioneve afër kufirit Ukrainë – Rusi. Pas bisedës telefonike, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka thënë se janë rënë dakord me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për zhvillimin e tre konferencave të mëdha muajin e ardhshëm për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje dhe ia kishte bërë të qartë se kjo mund të funksiononte vetëm nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ulë tensionet.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …