Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjatë vitit 2021 rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës

Ndonëse kryeministri, Albin Kurti duke folur në superlativ për qeverinë e drejtuar prej tij ka deklaruar se gjatë vitit 2021 janë punësuar 10 mijë qytetar, kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi ka deklaruar se gjatë vitit 2021 kanë humbur vendin e tyre të punës rreth 40 mijë punonjës. “Në këtë vit rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës. Fatkeqësisht kemi 64 mijë persona që e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mos trajtimit adekuat. Shteti nuk ka krijuar kushte për këta punëtorë sa i përket sigurisë sociale në Kosovë. Ne nuk jemi paguar dhe trajtuar si duhet nga shteti. Nëse vazhdon kështu do të na presë një gjendje më e rëndë përndryshe do të na presë ikja e fuqisë punëtore sidomos atyre që janë në profesione të caktuara” ka theksuar kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi gjatë intervistës për “Ekonomia Online”. Edhe sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica i ka deklaruar këtij mediumi se gjatë vitit 2021, konsiderohet se janë shuar rreth një mijë biznese.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …