Dastid Pallaska

Pallaska: Thaçi dhe të tjerët në Hagë po mbahen në paraburgim me supozime

Avokati Dastid Pallaska, që është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, thotë se ai po mbahet në paraburgim me supozime. Ai ka theksuar më tutje se Gjykata Speciale, të cilën e themeloi vet Kosova, nuk u beson institucioneve të shtetit. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka theksuar se edhe pse Hashim Thaçi dhe të tjerët janë dorëzuar në mënyrë vullnetare, trajtimi atje po bëhet sikur të njëjtit të ishin arrestuar. “Ka qenë një përvojë e pakëndshme, mosbesimi është i tmerrshëm, nuk përkon me realitetin në Kosovë, mosbesimi jo vetëm ndaj klientit tim i cili ka treguar deri më tani gatishmëri, e ka themeluar vet gjykatën, është dorëzuar, ka hequr dorë nga imuniteti nga të gjitha pozitat, mirëpo edhe ndaj vet shtetit të Kosovës. Paradoksin më të madh që e kemi parë, edhe pse është shumë vështirë ta dallojmë një paradoks sepse ka po thuajse çdo ditë paradokse, është se Policia e Kosovës trajtohet sikur të ishte ndonjë kompani private”, ka theksuar avokati Dastid Pallaska. Ai ka përkujtuar se rastet e gjykimeve të ish-oficerëve dhe zyrtarëve serbë që janë gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi e të cilët ishin liruar me kusht në bazë të garancive të Policisë së Serbisë, ani pse e njëjta, shton ai, ishte vet pjesë aktive e krimeve që ishin objekt i aktakuzës në atë kohë. Është absurde që tani një gjykatë që është pjesë e sistemit të Kosovës nuk po i besohet policisë së këtij shteti e cila konsiderohet model dhe partner i besueshëm nga ndërkombëtarët, ka theksuar mes tjerash avokati Dastid Pallaska.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …