NATO

Ministrat e Jashtëm të NATO-s po diskutojnë lidhur me përforcimet e vazhdueshme ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë biseduar dje në një takim virtual të jashtëzakonshëm, me qëllim  për të diskutuar mbi përforcimet e vazhdueshme ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës, dhe implikimet për sigurinë evropiane. Duke folur pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha: “Veprimet agresive të Rusisë minojnë seriozisht rendin e sigurisë në Evropë. NATO mbetet e përkushtuar ndaj qasjes sonë të dyfishtë ndaj Rusisë: parandalim dhe mbrojtje e fortë, e kombinuar me dialog kuptimplotë. Është një sinjal pozitiv që Rusia tani është e përgatitur të vijë në tryezë dhe të bisedojë, sepse kur tensionet janë të larta, dialogu është edhe më i rëndësishëm”. Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s vjen përpara një sërë angazhimesh diplomatike javën e ardhshme me Rusinë, duke përfshirë një takim të Këshillit NATO-Rusi më 12 janar. Ne jemi të gatshëm që të angazhohemi në dialog me Rusinë, por jo në kurriz të vlerave apo parimeve tona kryesore”, u tha në takimin e ministrave të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …