Policisa

Sindikata e Policisë së Kosovës: Të gjithë ata që ngrehin dorë kundër Policisë, do të marrin dënimin e merituar

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas rastit të sulmit ndaj policëve në Suharekë, ku një i dyshuar për dhunë në familje, kishte sulmuar zyrtarët policorë gjatë intervenimit. Përmes një komunikate drejtuar mediave, nga kjo sindikatë kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas ligjit. Gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror janë Policia e Kosovës, të cilët me përkushtim maksimal duke zbatuar të gjitha Ligjet dhe Autorizimet Policore, janë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerë për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, pasurinë, rendin dhe qetësinë publike. Prandaj kushdo që sulmon Policinë e Kosovës ka sulmuar Shtetin e Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet si vepër e rëndë penale”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …