Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve në Bosnjë që t’i hetojnë ceremonitë për “Ditën e Republikës Serbe”

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve në Bosnjë që t’i hetojnë ceremonitë për “Ditën e Republikës Serbe”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje autoriteteve në Bosnjë e Hercegovinë që t’i hetojnë ceremonitë e mbajtura në fundjavën e kaluar për ta shënuar “Ditën e Republikës Serbe”, e cila është e  ndaluar me ligj. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha e  Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth raportimeve për gjuhë të urrejtjes, glorifikim të kriminelëve të luftës dhe incidente provokuese që i kanë cak të kthyerit në entitetin e Republikës Serbe” gjatë ceremonive. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që t’i hetojnë këto incidente pa vonesë dhe të kërkojnë llogari nga individët përgjegjës”, shtoi ai. E ashtuquajtura Republikë Serbe më 9 janar e festoi atë që udhëheqësit e saj e quajnë “ditë kombëtare”, por të cilën gjykata më e lartë boshnjake e ka vlerësuar jo kushtetuese, bën të ditur Evropa e Lirë.  Kjo ditë e shënon një ngjarje me 1992, kur serbët e Bosnjës e kishin shpallur shtetin e tyre, duke e nxitur nisjen e luftës 4-vjeçare, në të cilën u vranë mbi 100.000 njerëz e miliona të tjerë mbetën pa strehë.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …